Site icon PrishtinaPress

Premtohet ndërtimi 4 shtëpive për veteranët e UÇK-së

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Arbrashi në një postim të vetin në Facebook, ka premtuar financimin për ndërtimin e katër shtëpive për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Koha.net.

Për këtë Abrashi ka shkruar:

“Me kryetarin Gucati, sot diskutuam që në kuadër të mundësive ligjore dhe financiare, të bashkëfinancojmë ndërtimin e 4 shtëpive për veteranët e UÇK-së, të cilët nuk kanë banim adekuat dhe janë në gjendje të rëndë sociale.

Besoj që ky projekt do të jetësohet”.

Exit mobile version