Site icon PrishtinaPress

Policia raporton për një vdekje të dyshimtë në fshatin Kçiq të Mitrovicës

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 16:50,  është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore”.

“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe  zbardhjen e  rrethanave të rastit”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  i viktimës dërgohet  për obduksion”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version