27.7 C
Pristina
spot_img

Policia mbyll një lokal të natës e gjobit dy të tjerë në Mitrovicë 

Mbrëmjen e së premtes policia në Mitrovicë ka kryer kontrolle në katër lokale të natës pë veprimtari të paligjshme.

Në njërin lokal një personi i është gjetur një armë. I dyshuari është arrestuar e më pas liruar në procedurë të rregullt.

 “Janë kryer kontrolle në katër lokale të natës në  lokacione të ndryshme ku në njërin prej lokaleve, një personit i është gjetur një armë. Personi I dyshuar D.K., 62 vjeçar, shtetas i Republikë së  Kosovës është arrestuar dhe pas përfundimit të intervsitimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të  rregullt ndërsa ndaj tij është  iniciuar rasti  për veprën penale: ,,Mbajtja në  pronësi, kontroll, posedim të  pa-autorizuar të  armëve”, ndërsa arma është  konfiskuar në  cilësi të  provës materiale.”

Inspektorët kanë gjobitur dy lokale dhe një e kanë mbyllur.

“Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë shqiptuar gjoba ndaj dy lokaleve kurse njëri prej lokaleve është mbyllur nga ana e inspektorëve.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img