Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi i tij ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:30, teksa ky veprim ka ardhur pasi ndaj të njëjtit kishte urdhër arrest aktiv ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
“Ndaj personit të arrestuar, do të vazhdojnë procedurat nga institucionet përkatëse që zbatohen për raste të tilla”, tha policia për Klankosova.tv.
Jozyrtarisht, Klankosova.tv ka mësuar se i arrestuari është Isak Musli. /Klankosova.tv
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.