Site icon PrishtinaPress

Policia apel shoferëve: Kujdes gjatë vozitjes, nga 15 nëntori gomat duhet të jenë të dimrit

Policia e Kosovës u ka bërë apel ngasësve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes.

Policia ka kërkuar që nga 15 nëntori gomat e veturave të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version