Site icon PrishtinaPress

Po luanin bixhoz, policia arreston 13 persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar 13 persona në rrugën Liman Reka në Ferizaj.

Të dyshuarit janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz. Njësiti policor ka sekuestruar letra bixhozi dhe disa zhetona bixhozi.

Të dyshuarit janë sjell në stacion policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti nën hetime nga njësitë relavante policore.

Exit mobile version