Platforma “LIRIA KA EMËR” ka shprehur shqetësimin dhe ka dënuar ashpër aktin e vandalizmit ndaj obeliskut “Liria ka emër” pranë Bibliotekës Kombëtare brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Në njoftim është kërkuar organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menëhershme për idenifiimin e autorëve të këtij akti.
“Ky obelisk është shenjuesi që përkujton e nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Andaj ky veprim është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit”.
“U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të papranueshëm. Veprime të tilla nuk guxojnë të mbeten pa përgjegjësi”, thuhet në njoftim.