29.7 C
Pristina
spot_img

Përshkallëzohet përplasja online Trump-Musk

Presidenti Donald Trump kërcënoi të enjten se do t’i ndërpresë miliarda dollarë kontrata dhe subvencione shtetërore kompanive të Elon Muskut, duke e përshkallëzuar një përplasje që shpërtheu në rrjetet sociale në një mënyrë shumë të shpejtë dhe publike.

Aleanca e tyre e çuditshme u shpërbë në një armiqësi të hapur, me të dy burrat që shkëmbyen sulme personale – për çështje si madhore ashtu edhe të parëndësishme, raporton “New York Times”, transmeton Klankosova.tv.

Ajo që nisi si një debat mbi një projektligj të politikës së brendshme të Trumpit, u kthye në një grindje se kush meriton më shumë lavdi për fitoren e tij në zgjedhje, pse Musk nuk e kishte mbuluar një shenjë në fytyrë me grim, dhe nëse qeveria duhet t’i ndërpresë kontratat dhe subvencionet kompanive të tij.

“Mënyra më e thjeshtë për të kursyer para në Buxhetin tonë – miliarda e miliarda dollarë – është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare për Elonin”, shkroi Trump në “Truth Social”. “Gjithmonë më ka habitur fakti që Biden nuk e bëri këtë”!

Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, Trump theu heshtjen e disa ditëve dhe shpërtheu kundër Muskut, i cili deri javën e kaluar ishte një nga këshilltarët e tij kryesorë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Eloni”, tha Trump. “Unë e kam ndihmuar shumë Elonin”.

Ndërsa Trumpi e kritikonte, Musk iu përgjigj menjëherë në platformën X, e cila është në pronësi të tij.

“Pa mua, Trump do t’i kishte humbur zgjedhjet, demokratët do ta kishin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanët do të ishin 51-49 në Senat”, shkroi Musk. “Çfarë mosmirënjohje”, shtoi ai, duke i atribuuar vetes një rol kyç në fitoren e Trumpit si kurrë më parë.

E pasditen e së enjtes, Musk nisi të përmendte publikisht mundësinë e largimit nga Partia Republikane për të krijuar një formacion të ri politik. Nga ana tjetër, Trumpi e akuzonte për “sindromën e fiksimit ndaj Trumpit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img