Site icon PrishtinaPress

Përfundon votimi në Tearcë

Sapo ka përfunduar edhe votimi në vendvotimin 2011 në fshatin Tearcë të Tetovës, fiks në ora 19 siç ishte parashikuar më parë nga KSHZ-ja edhe përkundër ndërprerjes prej 10 minutave gjatë votimit për shkak të UV llambave.

KSHZ-ja ka njoftuar konferencë për media në ora 21:30, ku edhe do të shpallen zyrtarisht rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e sotme dhe nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, raporton Tetova Sot.
Në këtë vendvotim tensioni më i madh tek qytetarët po ashtu edhe tek partitë maqedonase pasi që rivotimi i sotëm do të varet direkt numri i përgjithshëm i mandateve të deputetëve.
Tani për tani numri i mandateve tek pala maqedonase është 50 për koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja dhe 49 tek koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja.
Exit mobile version