19.7 C
Pristina
spot_img

Pejë: Kanos gjyqtaren dhe arratiset, policia në kërkim të të dyshuarit

Gjatë një seance civile në Banjë të Pejës ka ndodhur një incident serioz, ku një nga palët pjesëmarrëse në proces dyshohet se ka kërcënuar me armë gjyqtaren dhe të gjitha palët e tjera të pranishme.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, konfirmoi se i dyshuari është arratisur menjëherë pas ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi për Nacionalen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img