Faton Peci i “Guxo”-s ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është treguar më fleksibile në gatishmërinë për të dalë nga kriza institucionale – kjo pasi Vetëvendosje nuk i ka votat për të zgjedhur Kryetar të Kuvendit.
“E kam thënë që PDK është tregu më fleksibile për diskutime të daljes nga kriza. Por, çështje prefenciale e Kurtit se me kë bëjmë partner qeverisës”, tha ai.
“Me mosvotim kanë konsumuar shkelje kushtetuese dhe ligjore”, tha Peci për deputetët që nuk po marrin pjesë në votim për Haxhiun.