Site icon PrishtinaPress

PDK udhëheq në Vasilevë, Nisma e dyta

Gazeta Express ka siguruar rezultatet edhe nga një zonë votimi në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.

Rezultatet nga një klasë e një qendre votimi në fshatin Vasilevë tregojnë se Ramiz Lladrovci, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës, ka siguruar 133 vota, raporton Gazeta Express.
Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka marrë 55 vota.
Pas tyre renditet Xhavit Drenori, kandidat i pavarur, me 24 vota.
Exit mobile version