15.7 C
Pristina
spot_img

PDK lëshon sallën – Kuvendi Komunal i Prishtinës mbetet pa kuorum, ndërpritet seanca

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku ishin prezent 27 asamblistë, Leutrim Retkoceri (PDK) ka shprehur habinë për thirrjen e seancës nga kryetari, i cili nuk ishte prezent.

Ai tha: “Është e habitshme që ai e thirr këtë seancë dhe nuk është prezent. Kjo është e pa pranueshme, të diskutohet pa autorin që e thirri seancën. Kjo është ikje nga puna”.

Pas kësaj, PDK ka lëshuar sallën, duke lënë vetëm 22 asamblistë, ndërsa kryesuesi njoftoi se nuk ka kuorum për të vazhduar.

Bahri Gashi (AAK) u shpreh se pikat që po diskutojnë janë të njëjtat që janë paraqitur prej 6 muajsh dhe duhej të ishin kaluar më herët. Ai tha: “Nuk ka nevojë që Perparim Rama të jetë prezent për çdo pikë. Kryesuesi pa të drejtë na mohoi të drejtat për të folur. Kuorumi ka nevojë për votim, jo për fjalime”. Gashi veçoi pikën e fundit si të rëndësishme, pasi ajo ka të bëjë me një kompani të pastrimit ku punëtorët kanë mbetur pa paga.

Sami Boroci (AKR) e kritikoi Kuvendin, duke thënë: “Ka kohë që Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka humbur rrugën, kjo është shqetësuese. Nuk mund të vijmë këtu dhe as të fillojmë seancën. Bllokadat e tilla janë të tepruara. Nuk kam parë kryetar që ka qëndruar më shumë se Perparim Rama, ndoshta disa kryetarë nuk i kemi parë fare”.

Ai e cilësoi largimin e PDK-së si një arsye që po e shndërron Kuvendin në një organ jofunksional, duke shtuar: “Kuvendi është bërë një organ jo funksional”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img