5.7 C
Pristina
spot_img

PDK akuzon qeverinë për humbjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe krizën institucionale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për stagnimin e rrugës evropiane të Kosovës dhe bllokadën institucionale që, sipas saj, po e çon vendin drejt një krize të thellë kushtetuese.

Në një konferencë për media, ajo tha se Kosova humbi një rast historik për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës për herë të dytë radhazi, si pasojë e “veprimeve të papërgjegjshme dhe arrogante” të ekzekutivit.

Musliu-Shoshi theksoi se në kohën kur liderët evropianë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar për të ardhmen e kontinentit, Kosova po përballet me sanksione politike dhe me izolim ndërkombëtar, duke humbur qindra milionë euro ndihma nga BE-ja.

“Jo vetëm që nuk ka pasur njohje të reja ndërkombëtare, por s’ka pasur as përpjekje serioze. Ministria e Jashtme është kthyer në një sektor të paralizuar nga diletantizmi”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK-së e quajti të papranueshme bllokadën institucionale pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe kërkoi formimin e menjëhershëm të institucioneve.

“Ka kaluar më shumë se tre muaj dhe kjo qeveri i ka marrë peng institucionet. Mjaft është mjaft. Çdo ditë vonesë po i kushton Kosovës – sot Këshilli i Evropës, nesër fondet ndërkombëtare, e pasnesër diçka edhe më e madhe”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img