23.7 C
Pristina
spot_img

Pas Vuçiqit, edhe kryeministri sllovak “sëmuret papritur” – anulon angazhimet për vizitë te Putini

Pas presidentit serb Aleksandar Vuçiq, edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është “sëmurë papritur” dhe ka anuluar të gjitha angazhimet e tij zyrtare.

Kjo ndodh pak kohë pasi të dy liderët deklaruan se do të udhëtonin drejt Moskës më 9 maj për t’i shprehur nderimet presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Serbisë, për shkak të “problemeve shëndetësore”, madje ndërpreu vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku raportohej se pritej të takohej me presidentin amerikan, Donald Trump.

Vetëm disa ditë më parë, Vuçiq kishte theksuar se “nuk do të refuzonte një vizitë në Moskë dhe këtë ia kishte premtuar Putinit.”

Në të njëjtën linjë, kryeministri sllovak Robert Fico, gjithashtu “u sëmur” dhe nuk mori pjesë në festimet e Ditës së Punës në Sllovaki, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Programi i punës i Kryeministrit të Republikës Sllovake, Robert Fico, është anuluar,” kishte raportuar të mërkurën agjencia qeveritare sllovake, pa dhënë detaje shtesë rreth gjendjes së tij.

Fico, siç ishte paralajmëruar, nuk arriti të tregonte solidaritet me punëtorët duke bërë një ndërrim nate në një furrë buke në qytetin e Nitrës.

Mbetet të shihet nëse të dy liderët do të shërohen deri më 9 maj, kur në Moskë mbahet parada tradicionale ushtarake, apo nëse “sëmundjet” e papritura do të shërbejnë si arsyetim për të shmangur udhëtimin drejt Rusisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img