Site icon PrishtinaPress

Pas tragjedisë, miku i Festim Isufit shpërthen në dhimbje: Në mëngjes folëm si gjithmonë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë nga lëndimet që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, mundësisht thikë.

Në lidhje me ngjarjen, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Isufi, një stilist i njohur mode, ishte një figurë e njohur në fushën e dizajnit. Miku i tij i afërt, Krenar Shala, ka ndarë disa fjalë prekëse për humbjen e tij.

Ai ka shprehur trishtimin e thellë, duke kujtuar momentet që ka kaluar me të, ndërsa nuk mund të besonte se kjo do të ishte hera e fundit që fliste me të. Shala e ka përshkruar Isufin si një shok të mirë dhe një frymëzim të vërtetë në profesionin e tij.

“Lamtumirë, Festim shoku… Sot në mëngjes folëm si gjithmonë… kurrë s’e imagjinova se do të ishte hera e fundit, nuk po gjej fjalë ta pranojë që ti nuk je më mes nesh. Ishe jo vetëm një shok i mirë, por edhe një frymëzim – një dizajner me shpirt të madh e talent të rrallë. Me ty ndanim ëndrra, qeshje, plane… dhe tani ndjej një munges të thellë. Do të më mungosh çdo ditë. U prehsh në paqe, e Allahu të shpërbleftë me Xhenet,” ka shkruar ai.

Exit mobile version