Neda Balluku ka ndarë për herë të parë përshtypjet e saj pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ku kishte rolin e opinionistes. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku rrëfeu emocionet dhe përjetimet që i solli kjo eksperiencë televizive.
Balluku e cilësoi këtë angazhim si një nga përvojat më domethënëse në jetën e saj profesionale dhe personale, duke e konsideruar të paharrueshme.
“Kur mbaron BBV prihet me thikë. Do një lloj kohe për ta marrë pak veten. Por mbetet eksperienca më e bukur e punës në jetën time”, tha ajo.
Gjatë bisedës, ajo zbuloi se ka krijuar dy miqësi të rëndësishme gjatë këtij rrugëtimi – me opinionistin Arbër Hajdari dhe me producenten e formatit, Sara Hoxha.
“Në këtë edicion të BBV ka fituar dy miqësi shumë të vlefshme”, tha ajo, duke e veçuar këtë si një nga aspektet më pozitive të përfshirjes së saj në program.
Në lidhje me banorët e shtëpisë së famshme, Balluku theksoi se nuk ka ndërtuar raporte personale me ta, por i përkrah nga larg duke i uruar shumë suksese.
Neda Balluku ishte një nga opinionistet e këtij edicioni, përkrah Arbër Hajdarit, i cili ka qenë pjesë e të katër edicioneve të BBVA.