Site icon PrishtinaPress

Pas 16 dështimeve, Kuvendi i Kosovës provon edhe sot të konstituohet

Sot më 17 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për të konstituuar Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca do të nisë nga ora 10:30, siç ka bërë të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të enjten kur deputetët për të tetën herë me radhë nuk e formuan komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

Pasi seanca dështoi, në Presidencën e Kosovës të enjten u mbajt takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive të mëdha dhe pas tij u mbajt një takim me partitë e komuniteteve joshumicë.

Këto takime nuk prodhuan diçka thelbësore.

Edhe për seancën e sotme nuk ka shenja që partia e parë fituese ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Parlamentit, të cilën po e refuzojnë partitë opozitare si “një figurë përçarëse”.

Exit mobile version