Site icon PrishtinaPress

Parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në pesë ditët e ardhshme.

Të hënën pritet të ketë më shumë intervale me diell, ndërsa nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

Njoftimi i plotë:

Të hënën më shumë intervale me diell.  Nga dita e martë dominojnë më shumë vransirat dhe periudha me shi, herë herë mjaft intenzive.

28.05.2023 – Mot pothuajse vjeshtor po na paraqitet në javën e dytë të qershorit, sa i përket të reshurave.  Mbetet edhe më tutje i paqëndrueshëm.  Të hënën do të ketë edhe intervale me diell, derisa të reshurat mund të jenë më të izoluara përreth zonave malore.

Nga dita e martë vendi ynë do të jetë më shumë nën dominim të vransirave.  Orëve të pasdite me zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende me reshje edhe më intenzive.  Të mërkurën reshjet ka gjasa të shtrihen vetëm në pjesë perëndimore të vendit, derisa nga dita e enjtë të reshura priten kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit në tërë vendin.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe nën vlera mesatare, ku luhatën ndërmjet 20C e 25C, e ato minimale 12C deri 15C.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

5.06 – Më shumë intervale me diell.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu, sidomos përreth viseve malore.

6.06 – Kryesisht me vransira.  Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe e bubullima.  Lokalisht reshjet do jenë më intenzive.

7.06 – Mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

8.06 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

9.06 – Kryesisht me vransira.  Paradite riga lokale shiu, e pasdite dhe mbrëmje priten zhvillime edhe të rrebesheve me bubullimë.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu e juglindja 3-7m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Exit mobile version