Site icon PrishtinaPress

Paralajmërimi i Nagavcit për testimin e mësimdhënësve, Jasharaj: Do ta kundërshtojmë – nënçmim dhe ofendim ndaj tyre

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur në lidhje me paralajmërimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për testimin e mësimdhënësve.

Ai ka thënë se si sindikatë do të reagojnë dhe do t’a kundërshtojnë një gjë të tillë.

Jasharaj u shpreh se një gjë e tillë do të ishte nënçmim dhe ofendim ndaj tyre.

“Ne do të reagojmë dhe do ta kundërshtojmë sepse do të ishte nënçmim dhe ofendim për njohuritë që këta njerëz i kanë marrë duke kryer fakultete, Mastere, e duke u përgatitur për sektorin e arsimit”.

“Ne kemi instituar dhe insistojmë që të bëhet vlerësimi i punës së mësimdhënësve, duke dërguar inspektorët profesional”, është shprehur ai sonte përmes një lidhje direkte në “Info Magazine”.

Exit mobile version