Site icon PrishtinaPress

Paraburgim për të dyshuarit që u arrestuan në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Ekrem Latifit dhe Ardita Balajt, që u arrestuan dy ditë më parë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga burimet e Klankosova.tv.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësiti për Hetimin e Korrupsionit në kuadër të Krimeve Ekonomike kanë zhvilluar dy ditë më parë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Exit mobile version