7.4 C
Pristina
spot_img

OVL-UÇK dënon vandalizimin e posterit të Komandant Lleshit, në Bujanoc

Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së e ka dënuar fuqishëm aktin që ka ndodhur në komunën e Bujanocit, ku një person i maskuar ka vandalizuar një poster të Ridvan Qazimit, i njohur si Komandant Lleshi.

Sipas OVL-së së UÇK-së, ky akt përbën jo vetëm skandal të rëndë por edhe sulm të qëllimshëm ndaj kujtesës kombëtare dhe sakrificës për liri.

“Ky veprim është tregues i qartë se ende ka struktura që nuk e pranojnë realitetin e lirisë dhe që ndihen të shqetësuara nga lavdia e Dëshmorëve tanë, të cilët i dhanë kuptim të plotë qëndresës dhe dinjitetit shqiptar”.

“Asnjë akt i tillë nuk mund të zbehë respektin dhe nderimin që kemi për ata që ranë për lirinë tonë. Gjaku i tyre është i shenjtë dhe do të përkujtohet përjetësisht”, thuhet në reagim.

Tutje, OVL e UÇK-së tha se kërkojnë nga institucionet ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi Serbinë që t’i zbulojnë autorët e këtij akti të ulët dhe t’i vë ata para drejtësisë.

“Heshtja në këso raste nxit përsëritjen e veprimeve të tilla dhe dëmton përpjekjet për paqe dhe bashkëjetesë në rajon”, thuhet në reagim.

Video 👇

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOVLzyrtare%2Fvideos%2F722810560101613%2F&show_text=false&width=326&t=0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img