Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin e partisë konservatore, Friedrich Merz, pasi arriti të sigurojë postin e kancelarit të Gjermanisë pas një votimi të fshehtë në Bundestag.
Përmes një shkrimi në rrjetin social, X, Osmani e uroi Merz në emër të Kosovës.
Osmani ndër të tjerash shkroi se mezi prej të punojnë se bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Në emër të popullit të Kosovës, e përgëzoj Kancelarin Friedrich Merz për marrjen e detyrës dhe fillimin e mandatit të qeverisë së re gjermane. Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, vazhdimi i udhëheqjes së Gjermanisë është më jetësor se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv