5.7 C
Pristina
spot_img

Osmani takon Abelan, i kërkon avancimin e aplikimit të Kosovës në KiE gjatë presidencës së Maltës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert Abela, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani tha se me Abelan folën mbi forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Maltës, sfidat e përbashkëta dhe mundësinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Potencova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës gjatë Presidencës së Këshillit të Evropës nga Malta, si një hap që do t’i përforconte vlerat evropiane dhe unitetin e kontinentit”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img