14.5 C
Pristina
spot_img

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Presidentja Vjosa Osmani është shprehu mirënjohëse për pritjen madhështore sot nga homologia e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në Bernë.

Në një postim në Facebook, ajo falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit Federal, gjatë vizitës së parë shtetërore të një presidenti të Kosovës në njërin nga shtetet më aleate të popullit kosovar.

“Në takimin tonë bilateral, biseduam për thellimin e partneritetit tonë politik, ekonomik dhe në fusha të tjera. Folëm edhe për mërgatën tonë, e cila nuk është thjesht pjesë e shoqërisë zvicerane, por motor i zhvillimit të saj”.

“Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin. Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në përpjekjet tona për forcimin e pozitës ndërkombëtare”, ka pohuar Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img