9.1 C
Pristina
spot_img

Osmani me Kongresmenë në Dayton: Marrëdhënia me SHBA-në, thelbësore për sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Dayton me delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner – udhëheqës i delegacionit të Shteteve të Bashkuara në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në këtë takim, që përfshinte edhe kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, Presidentja Osmani tha se diskutuan për mënyra konkrete për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Bashkë me kongresistët, biseduam për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik,” shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme amerikane në secilën fazë të zhvillimit të Kosovës.

“Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik,” u shpreh Presidentja.

https://www.facebook.com/share/p/16XZ2mof11/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img