Site icon PrishtinaPress

OShP’ja anulon vendimin e MTI’së për furnizim me pajisje të TI’së

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka anuluar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për dhënien e kontratës për furnizim me pajisje të teknologjisë informative.

Kjo, meqë është aprovuar ankesa e operatorit ekonomik “Europrinty”, në bazë të së cilës ministria ka shkelur nenin shtatë, 60 dhe 69 të Ligjit të Prokurimit Publik, shkruan sot Koha Ditore.
Këto nene flasin për barazinë në trajtim dhe jodiskriminimin, kriteret për dhënie të kontratës, respektivisht aftësinë teknike ose profesionale.
Lënda me vendim të OShP-së është kthyer në rivlerësim.
Exit mobile version