Pas shqyrtimit të parë të Projektligjit Anti dopingun i hartuar nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit, të gjithë deputetët 67 sa ishin të pranishëm i dhanë dritën jeshile këtij projekt ligjit.
Derisa Kuvendi shkoi në paus, për të vazhduar më pas me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës, si shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme.
Po ashtu pritet edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.
E pas kësaj vazhdohet me seancën tjetër pritet të nis në orën 14.00 , ku do të shqyrtohen këto pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15 gusht, 22 dhe 23 shtator./Prishtinapress/