5.7 C
Pristina
spot_img

Omega Term organizon me sukses panairin e ngrohjes qëndrore në Prishtinë, me pjesëmarrjen e disa prej brendeve më të njohura ndërkombëtare

Në një atmosferë profesionale dhe miqësore, kompania Omega Term organizoi panairin e saj të parë për ngrohje qendrore në ambientet e saj në Prishtinë.

Ky event shënoi një moment të rëndësishëm për sektorin e ngrohjes dhe instalimeve në Kosovë, duke sjellë në një vend të vetëm teknologjitë më të fundit dhe zgjidhjet inovative në fushën e ngrohjes, ujit dhe sistemeve klimatizimit.

Panairi synoi jo vetëm prezantimin e produkteve dhe teknologjive të reja, por edhe krijimin e hapësirës për rrjetëzim dhe bashkëpunim ndërmjet profesionistëve, partnerëve dhe klientëve të kësaj industrie.


Në një intervistë për mediat, pronari i Omega Term theksoi rëndësinë e këtij organizimi për zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët:
“Panairi i ekspozimit të produkteve, i mbajtur në ambientet e kompanisë sonë, ishte një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar më nga afër gamën e gjerë të produkteve dhe zgjidhjeve që ofrojmë në treg. Një rast i veçantë për të bashkëvepruar, për të shkëmbyer ide dhe për të forcuar më tej bashkëpunimet tona ekzistuese.”


Në panair morën pjesë bashkëpunëtorët ndërkombëtarë të Omega Term – Uponor, Ridgid, Effebi, Kflex, Salus, Cherbros dhe Pestan, të cilët me prezencën dhe mbështetjen e tyre i dhanë vlerë të veçantë këtij organizimi.

Pronari i kompanisë shprehu mirënjohje për partnerët e përhershëm:


“I falënderoj të gjithë për partneritetin e fortë që kemi ndërtuar së bashku ndër vite. Ky panair është dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët ndaj cilësisë dhe shërbimit profesional që i ofrojmë klientëve tanë.”


Në përfundim, ai shtoi:

“Falënderoj secilin pjesëmarrës – partnerë, klientë, kolegë dhe miq. Pa praninë dhe mbështetjen tuaj, ky panair nuk do të kishte pasur këtë sukses”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img