Site icon PrishtinaPress

Ohri, Struga dhe rrethina goditen nga tërmeti

Mëngjesin e së dielës, rreth orës 05:07 dhe orës 05:16 janë regjistruar tërmete në Maqedoni të Veriut, epiqendrat e të cilëve rrjedhin nga rajoni epiqendror Peshteni – Ohër – Strugë, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me magnituda lokale të Rihterit, ML3.4 dhe ML2:3.

Kjo u bë e ditur nga të dhënat e Observatorit Sizmologjik në Shkup, shkruan AlsatM, transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të deritanishme të cilat disponon observatori, tërmeti i parë është ndjerë në Ohër, Strugë dhe rrethinën e afërt me intensitet prej IV shkallëve sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Exit mobile version