Site icon PrishtinaPress

Obama i frikësuar nga udhëheqja e Trump, por i vendosur për ushtrim presioni ndaj Rusisë

Presidenti Barack Obama, disi i frikësuar nga mënyra se si Trump do të udhëheqë vendin, u shpreh i vendosur për vazhdimin e presionit ndaj Rusisë. Në takimin me disa prej liderëve të Bashkimit Europian, Presidenti i SHBA-së riafirmoi vendosmërinë e tyre për unitetin e NATO-s dhe sanksionet ndaj Rusisë për krizën ukrainase. Gjatë takimit të zhvilluar në Berlin, ata gjithashtu kritikuar sulmet ajrore ruse në Siri.
Ky ishte samiti i parë i bërë që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Në dallim nga Presidenti akoma në detyrë, Obama, i sapozgjedhuri Trump kritikoi NATO-n dhe shpresonte për marrëdhënie më të ngrohta me Putin. Në kryeqytetin gjerman, Obama, që bëri turin e lamtumirës së vizitave në Europë, u takua me kancelaren Angela Merkel, kryeministren britanike Theresa May, presidentin francez Francois Hollande, kryeministrin italian Matteo Renzi dhe kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy.

Exit mobile version