22 C
Pristina
spot_img

Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident: Zoti, para se ta merrte në paqen e tij, i dhuroi emrin më hyjnor “nënë”

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar fotografinë e 27 vjeçares që ka vdekur mbrëmë në një vetaksident në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.

Ai i ka shprehur ngushëllimë familjeve Haliti e Aliu.

“Mëngjesi i sotëm nuk zbardhi si ditë tjera, ndërsa solli trishtim nga vdekja aq e papritur e bijës, përkatësisht nuses suaj. Heshtja sot zë vendin e fjalëve dhe nëpërmjet saj shprehet dhembja që ndjejmë për vdekjen e bashkëvendëses sonë, Heroinë Haliti – Aliu, që Zoti, para se ta merrte në paqen e tij, i dhuroi emrin më hyjnor – NËNË!”

“Në këto momente të rënda që po përjetoni, bashkëndjejmë dhembjen tuaj të madhe dhe në nderim të pikëllimit, shprehim ngushëllimet tona, duke u lutur të gjeni forcën për të përballuar këtë trishtim!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img