Site icon PrishtinaPress

Një i mitur e ther me thikë një person në Prizren

Një i mitur është arrestuar të matën rreth orës 20, në fshatin Zhur të Prizrenit, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur me thikë nga i dyshuari kosovar (i mitur) viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka pësuar lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë./Prishtinapress/

Exit mobile version