18.7 C
Pristina
spot_img

Ngërçi në Kuvend vazhdon, Haliti: Asnjërit s’i bëhet vonë, zgjidhja është vetësakrifica

Në mungesë kuorumi, sot ka dështuar seanca e dhjetë për konstituimin e Kuvendit.

Komisioni zgjedhor për të votuar nga forma e hapur në të mbyllur nuk ka kaluar. Si rrjedhojë kjo situatë po vazhdon tash e disa javë.

Pavarësisht se pati një takim konsultativ ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ai takim nuk prodhoi asnjë zgjidhje.

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se në seancën e ditës së hëne duhet të arrihet pajtueshmëri që seanca tjetër të mbahet pasë pesëmbëdhjetë ditësh.

Sipas Haliti kjo kohë duhet t’iu shërbejë që të arrijnë pajtueshmëri për ta zgjedhur Kryetarin e Kryesinë e Kuvendit, dhe mundësisht edhe qeverinë.

“Mendoj që në seancen e radhës duhet të arrijnë pajtueshmëri që seanca tjetër të mbahet pasë pesëmbëdhjetë ditësh. Gjatë kësajë kohe të përpiqen të arrijnë pajtueshmëri për ta zgjedhur Kryetarin e Kryesinë e Kuvendit, dhe mundësisht edhe qeverinë” tha Haliti.

Ish-deputeti Haliti tha se asnjërës palë as pozitës dhe as opozitës s’po i bëhet vonë për gjendjen e krijuar.

Ai tha se ‘formula’ për të dalë nga kjo gjendje është e lehtë ‘vetësakrificë politike dhe negociata’.

“Beteja e të dyja palëve apo më mirë të them beteja në mes palësh është legjitime por në këtë betejë ka papërgjegjshmëri të të gjithëve e që papërgjegjëshmeria e VV-së është largë më e madhe. Ajo është përgjegjegjësja kryesore për paaftësinë e saj negociuse për krijimin e institucioneve. E kuptoj që të dyja palët po përpiqen, njëra palë të gjej zbraztësira te opozita e tjetra ta lodhë e demoralizoj poziten. Si duket asnjëres spo i bëhet vonë! Se kush do ‘lëshoj pe’ dhe kur këtë më së miri e din Albini . Nuk do ishte befasi që së shpejti të kishte marrëveshje në të kundërt ky soj politikanësh grindavec e pa vizion do duhej për paaftësinë e vetë të tërhiqeshin nga detyra. Formula është e lehtë, vetësakrificë politike dhe negociata” tha Haliti në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img