21.7 C
Pristina
spot_img

Nga dalja “e fshehtë”, drejt e në Audi: Mënyra që Albulena Haxhiu e zgjodhi sot për t’u ikur gazetarëve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje që assesi nuk po i merr votat e nevojshme për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, të enjten zgjodhi një dalje tjetër të Kuvendit, për të shmanguar një përballje me gazetarët.

Nacionale ka siguruar pamje ku Haxhiu shihet duke dalë nga një pjesë tjetër e Kuvendit dhe duke u drejtuar për në veturën zyrtare të saj.

Theksojmë se edhe sot është ndërprerë seanca e Kuvendit. Avni Dehari i VV-së kërkoi votim të fshehtë, të cilin e refuzoi opozita.

Kështu, ai kërkoi nga deputetët që të votojnë me “votime fizike”.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënryë të fshehtë për votime fizike.

E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme” – tha ai, transmeton Nacionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img