22 C
Pristina
spot_img

Nexhmedin Spahiu ofendon rëndë Adem Jasharin, e krahason veten me sakrificën e tij

Profesori universitar dhe analisti politik nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, ka marrë pjesë së fundmi në një konferencë ndërkombëtare të organizuar në Beograd, ku ka zhvilluar një takim me ministrin serb për Kosovën, Marko Gjuriq.

Ky takim ka ngjallur debat për shkak të qëndrimeve të njohura të shtetit serb ndaj Kosovës.

Në një intervistë televizive dhënë pas takimit, Spahiu është pyetur rreth qëllimit të takimit dhe temave të diskutuara me ministrin serb.

Në përgjigjen e tij, ai ka bërë një krahasim të pazakontë, duke e lidhur vendimin për t’u takuar me Gjuriqin me sakrificën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Gazetari: Z. Spahiu, pse u takuat Gjuriq dhe çfarë biseduat konkretisht?

Nexhmedin Spahiu: Të pyesësh “pse u takova”, është njësoj si të pyesësh Adem Jasharin “pse luftove, pse sakrifikove për Kosovën, çfarë të shtyu?” Thjesht motivi patriotik, vullneti për të kontribuar për Kosovën dhe për atë që i duhet më së shumti në këtë moment Kosovës.

Sipas Spahiut, qëllimi i këtij takimi nuk ishte personal apo i motivuar nga interesa të ngushta politike, por nga dëshira për të shtyrë përpara dialogun dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme që vazhdojnë të rëndojnë raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse nuk dha detaje të hollësishme mbi përmbajtjen e bisedimeve, deklarata e tij ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në qarqet politike, për shkak të krahasimit që bëri me figurën emblematike të Adem Jasharit.

Megjithatë, Spahiu shprehet i bindur se veprimet e tij janë në funksion të interesit kombëtar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img