Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nisur deklarata të ashpra ndaj kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe udhëheqësve të Francës dhe Kanadasë – duke thënë se ata “në fakt kishin thënë se duan që Hamasi të mbetet në pushtet”.
Ai gjithashtu akuzoi Starmer, Emmanuel Macron dhe Mark Carney se mbështesin “vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit”.
Netanyahu foli pas sulmit vdekjeprurës të së enjtes ndaj stafit të ambasadës izraelite në Uashington. Ditë më parë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kishin dënuar ofensivën e zgjeruar të Izraelit në Gaza si “joproporcionale” dhe e përshkruan situatën humanitare si “të patolerueshme”.
Në reagimin e tij, Keir e quajti antisemitizmin një “të keqe që duhet ta zhdukim”.
Të tre vendet denoncuan vrasjet në Uashington, ku punonjësit e ambasadës Yaron Lischinsky, 30 vjeç, dhe Sarah Lynn Milgrim, 26 vjeç, u qëlluan për vdekje në një aktivitet të organizuar nga Muzeu Hebraik i Kryeqytetit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.