21.9 C
Pristina
spot_img

Nesër përpjekja e 25-të për konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosje konfirmon se nuk e ndërron Haxhiun

Për të 25-tën herë nesër nga ora 10:30 do të tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Por as nesër nuk duket se do të ketë dritë në fund të tunelit, kjo pasi nga partia e Albin Kurtit kanë bërë të ditur se e propozuara e tyre për kryetare të Kuvendit do të jetë sërish Albulena Haxhiu, të cilën PDK, LDK e AAK e kanë bërë të ditur se nuk e votojnë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes deputetes të saj, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar sot nuk do ta ndërrojnë propozimin për kryeparlamentare, ndërsa kanë drejtuar akuza në drejtim të partive që ishin në opozitë se nesër do të pamundësojë kuorumin.

“LVV njëmend nuk e ndërron propozimin, por tanimë çështja është kuorumi për votimin e fshehtë dhe jo Albulena. Në kundështim me pikën 128 të aktgjykimit të GjK nga viti 2014, nesër opozita do ta pamundësojë kuorumin për herën e 17!”, ka shkruar ndër të tjera  ajo sot në një postim në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se bojkoti e bllokimi opozitar në thelb është pakënaqësi dhe mospranim i rezultatit zgjedhor.

“Pavarësisht mosdakordësive dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake. Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional. Opozita duhet të reflektojë me përgjegjësi për domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit, për formimin e qeverisë dhe për kthimin e plotë të kompetencave qeverisë në detyrë. Qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime fuqiplotë, jo të zvarriten për shkak të inateve politike dhe mospjesëmarrjes në votime në Kuvend”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img