Site icon PrishtinaPress

Naser Berisha publikon këngën e re “Himni i Gilanit”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtari gjilanas, Naser Berisha, ka prezantuar së fundmi këngën e re.

“Himni i Gilanit” mban titullin kënga, të cilën siç shihet edhe në titull ia ka dedikuar vendit të tij të lindjes.

Teksti është shkruar nga Xhelil Haziri dhe vet Berisha, kurse ky artisti në fjalë u përkujdes edhe për muzikën.

Orkestrimi është realizuar nga Rinor Ukimeri (RRecords), kurse miksimi dhe masterizimi u bë nga Minimalistmusic.

Në një interpretim të mrekullueshëm nga Naseri, kënga është ndjerë dhe transmetuar me përplot emocione.

Këngëtari ka përshkruar çdo detaj, çdo gjë, me të cilën personifikohet qyteti i Gjilanit.

Si një artist me karrierë të gjatë, ai është ndër emrat më të pëlqyer në skenë.

Exit mobile version