Site icon PrishtinaPress

Naim Bazaj, kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, tërhiqet nga gara?

Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit Naim Bazaj është tërhequr nga gara.
Nga burimet e lajmi.net thuhet se ky vendim i tij ka ardhur pas një takimi që është mbajtur sot, ku kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të PDK-së.
Ndryshe Bazaj që është edhe Kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, kohë më parë e kishte kërcënuar PDK-në që ta kandidojë atë për kryetar të Drenasit, por që kjo kërkesë e tij nuk iu aprovua. Bazaj i hyri kësaj gare si kandidat i pavarur.
Lajmi.net ka tentuar të flas me Bazajn, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Apelit për dënim me burg të ish kryetarit Nexhat Demaku për krime të luftës.
Exit mobile version