Site icon PrishtinaPress

Mustafa shkarkon ministrin e Pushtetit Lokal

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marr sot vendim për shkarkimin e Ljubomir Mariq nga detyra e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe njëkohësisht emërimin në këtë detyrë të Mirjana Jetviq, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Këto vendime janë marrë me propozimin dhe në konsultim me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në një komunikatë klëshuar nga zyra e kryeministrit Isa Mustafa.
Exit mobile version