16.2 C
Pristina
spot_img

Murati s’flet për rënien e Kosovës në Lirinë e Mediave: Godet gazetarët dhe AGK-në

Ministri në largim i Financave, Hekuran Murati edhe pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij për rënien drastike të Kosovës në lirinë e medias, ka zgjedhur të mos merret me problemin.

Përmes një postimi në Facebook, Murati e ka cilësuar “qesharake” që të thuhet se Kosova është më keq se Serbia në këtë aspekt, duke mos e marrë parasysh aspak raportin ku Kosova renditet në vendin e 99-të, e afër saj rendit edhe Serbia

Murati në vend që të reagoi për regresin e shënuar, ai vendosi të kritikojë vetë gazetarët, si edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Pretendimi se liria e mediave qenka më keq në Kosovë sesa në Serbi është thellësisht i pasaktë. Është madje qesharake të pretendohet kështu.

Ndërsa në përmbajtje, raporti pak a shumë thotë atë që e kemi thënë edhe ne.

“Mediat financohen nga reklamat e sektorit privat, dhe në disa raste edhe nga autoritetet KOMUNALE apo PARTITË POLITIKE. Për më tepër, PËRMES PRONARËVE TË TYRE, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj NDËRHYRJEVE nga grupet e fuqishme të BIZNESIT DHE POLITIKËS.”

Pra edhe raporti po thotë që pronarët e mediave private, ndërhyjnë në mediat e tyre për të shtyrë përpara axhenda për parti politike apo për biznese të caktuara.

Me fjalë tjera, konferencën e sotme AGK-ja është dashur ta mbajë para zyreve të ndonjë oligarku që kontrollon media, e jo para qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img