Site icon PrishtinaPress

Murati: Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë për vaj, miell e bukë për shkak të LDK-së

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që duhet për vaj, miell e buk për shkak se sipas tij, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan.

Murati madje tha se çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër, kurse çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg.

“Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version