Ndërprerja e furnizimit me rrymë në Bivolak ka lënë edhe pa ujë qytetarët e Drenasit.
Kjo është bërë e ditur nga Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina”.
“Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në Bivolak, qytetarët e Drenasit mbesin pa furnizim me ujë deri në momentin e lëshimit të energjisë elektrike.
Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit të kryeqytetit.