Njohësi i ekonomisë Shënoll Muharremi ka shkruar se ZRrE-së nuk i beson më askush. Sipas tij, më mirë është t’i besoohet një deputetje ‘me integritet’ siç e ka quajtur ai Hykmete Bajramin e LDK-së, sesa një zyreje që na ka mashtruar edhe për çminin e rrymës edhe për konsumin e që paguan zyre luksoze, qindra mijëra euro.
“Këta si të flasin diçka që nuk ju pëlqen apo konvenon qeverisë, menjëherë mundohen me dematu, po gjithë dështojnë. Në një intervistë patën thënë “konsumi është rritur për shkak të pasijeve eficiente që i kanë ble njerëzit”. Kur i patëm kujtu ne që Ministra e Ekonomisë e ka pas atë program, kurrë ma nuk e kanë përmend, po video është në intervistën e KTV-së, qaty nuk munden me fshi.”- ka shkruar ndër të tjera Muharremi.