17.6 C
Pristina
spot_img

Muharemi thotë se po sulmohet nga VV-ja, ka një pyetje për Kurtin dhe Konjufcën

Një faqe në rrjetet sociale që mbështet Vetëvendosjen, e ka fyer analistin Shenoll Muharremin.

Kjo pasi ai është shfaqur kritik ndaj Qeverisë Kurti dhe sjelljeve të VV-së pas zgjedhjeve.

Kjo u bë e ditur nga vet analisti përmes një shkrimi në Facebook.

Muharremi tha se këto sulme janë prej zyrtarëvë të lartë të VV-së.

Po ashtu ai pati edhe pyetje për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Sot kam një pyetje publike për Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, po edhe për miqtë e mi ministra e deputetë në LVV… A kjo është Kosova që po doni me ndërtu? A është kjo LVV-ja juve? Ajo partia e shpresës që e kemi votu masovikisht më herët? Domethënë, kur nuk keni argumente e çka me thonë, zyrtarët e LVV-së po lëshohen në linçime, akuza të pabaza dhe ofendime personale. Po i bajnë njerëzit tradhtarë, armiq… E këto sulme nuk po vijnë prej simpatizantëve të thjeshtë, po prej vet zyrtarëve të lartë të partisë. Unë nuk kam me zbritë kurrë në këtë nivel. Kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me këso budallallëqe. Na nuk jemi këtu me sha njerëz e me u përça, po me kërku llogari për paratë publike e me thanë çka mendojmë që është në interes të qytetarëve”, ka shkruar     Muharremi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img