Site icon PrishtinaPress

Moti sot: Me diell dhe vranësira

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku mund të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila shpesh herë pritet të jetë mjaft e fuqishme në pjesën më të madhe të vendit, me shpejtësi prej 20-70 km/h. Ka mundësi të ketë dëme materiale, raporton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 22°C.

Exit mobile version