12.5 C
Pristina
spot_img

Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell

Kjo javë parashihet të jetë e paqëndrueshme: diell, vranët dhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se minimalja do të jetë 2 gradë Celsius, kurse maksimalja 20 gradë Celsius

E hënë: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

E martë: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E mërkure: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte: Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

E premte: Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img