Site icon PrishtinaPress

Momenti kur vriten dy persona nga të shtënat me armë në Bruksel

Një person ka hapur zjarr në qendër të Brukselit. Sipas policisë, vrasësi ka bërtitur “Allahu Ekber”. Numri i viktimave raportohet në dy persona dhe disa të plagosur.

Në pamjet e marra nga një banor i zonës, shihet një burrë ku veshur ka një xhaketë ngjyrë portokalli, një helmetë të bardhë e një kallashnikov në dorë.

Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres. Viktimat janë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre, raporton TGCOM .

Një burrë pretendon në profilin e tij në Facebook se ka kryer sulmin. Në video ai filmon veten duke pretenduar se i përket ISIS-it dhe duke thënë se ka bërë gjestin për t’u “hakmarrë ndaj muslimanëve”.

 

Exit mobile version