Në rrjetet sociale po përhapet një foto që pasqyron “vigjilencën” e një pjese të stafit mjekësor.
Në foto shihet pacienti i shtrirë, me këmbë të lënduar, tek e cila duhet të kryhet një intervenim.
Por, në vend se me këmbën e tij, mjekët merren me telefonat e zgjuar.
Nga ajo që shihet, fotografia del të jetë bërë nga vet pacienti i zhgënjyer. /Telegrafi/